Liverpool futet në garë për yllin që e do edhe Juventus

13:54 | 17 Prill 2019

Juventus po tenton ta transferojë Julian Brandt nga Bayer Leverkusen.

Julian Brandt është i gatshëm që të largohet nga Bayer Leverkusen, andaj Juventus i do shërbimet e tij.

‘Zonja e Vjetër’ ka ofruar 15 milionë euro, gjersa skuadra gjermane i kërkon 30 milionë.

Brandt deri më tani ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 14 asistime në 38 paraqitje në këtë sezon, gjersa në garë është futur tani edhe Liverpool.

Juventus mund ta humbet talentin gjerman, nëse nuk ofron shumë e kërkuar nga Leverkusen, duke ditur se edhe skuadra angleze është futur në garë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara