Liverpool ende i pamposhtur, West Ham ‘viktima’ e radhës

22:36 | 29 Janar 2020

Liverpool ka mposhtur West Ham me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premierë Ligë sepse më herët nuk ishte zhvilluar ngase “Reds” ishin duke luajtur në Kupën e Botës për klube.

Mohamed Salah zhbllokoi shifrat në minutën e 35-të nga pika e bardhë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte Oxlade-Chamberlain që shënoi golin e fitores në minutën e 52-të.

Pas kësaj fitore, Liverpool blindon kreun me 70 pikë, 19 më shumë se Manchester City që renditët në pozitën e dytë kurse West Ham zë pozitën e 17-të me 23 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara