Liverpool – Arsenal, formacionet zyrtare të ndeshjes në EFL Cup

19:31 | 30 Tetor 2019

Liverpooli dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Anfield në kuadër të xhiros së 1/8-ës në EFL Cup, shkruan portali arbresh.info.

Stadiumi Anfield para ndeshjes

Skuadra e Unai Emery nis takimin në mes të shumë problemeve pas ndeshjes të së dielës ku Granit Xhaka u fishkëllye nga tifozët dhe i ofendoi ata gjatë largimit nga fusha për zëvendësim.

Mesfushori kapiten i skuadrës londineze pushon në këtë ndeshje, ndërsa Shkodran Mustafi është vënë në linjën startuese.

Bellerin është në rolin e kapitenit ndërkohë që Mesut Ozil starton.

Nga ana tjetër, Xherdan Shaqiri vazhdon qëndrimin jashtë fushe si pasojë e lëndimit.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/

Formacioni i Liverpoolit ndaj Arsenalit
Formacioni i Arsenalit ndaj Liverpoolit

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara