Lionel Messi thyen dy rekorde të jashtëzakonshme në El Clasico

15:25 | 23 Dhjetorë 2017

Lionel Messi ka thyer dy rekorde sot (e shtunë) kur realizoi për 2 me 0 në ndeshjen e Barcelonës kundër Real Madridit në El Clasico për të konfirmuar statiin e tij si një legjendë.

Sulmuesi argjentinas është vlerësuar si lojtari më i mirë në botë dhe ndoshta edhe më i miri i të gjitha kohërave derisa vazhdon të shkruajë historinë me performancat e tij të jashtëzakonshme, transmeton portali arbresh.info.

Messi realizoi golin e fitores në Bernabeu sezonin e kaluar duke shënuar në kohën shtesë për 3 me 2 ndaj Real Madridit për të realizuar golin e tij të 500-të për Barcelonën.

30-vjeçari tani ka 526 gola për gjigantin katalunas, që është më shuma më e madhe e shënuar nga një lojtar i vetëm për një klub evropian duke kaluar edhe rekordin nga Gerd Muller prej 525 golave për Bayern Munichun.

Përveç kësaj, Messi shënoi golin e tij të 17-të në La Liga kundër Real Madridit, gjë që do të thotë se asnjë lojtarë tjetër në ligën më të madhe spanjolle nuk ka shënuar më shumë kundër ‘Los Blancos’ sesa ai.

Sigurisht kjo është trishtuese për tifozët e Real Madridit duke marrë parasysh edhe asistimin që bëri më pas Messi në golin e fundit të shënuar nga Aleix Vidal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale