Lionel Messi “pensionon” lojtarin e Man United me një lëvizje magjike

09:42 | 17 Prill 2019

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi tregoi se është ekspert në driblime gjatë ndeshjes kundër Manchester United mbrëmjen e kaluar dhe shkatërroi mbrojtësin Phil Jones me magjinë e tij gjatë pjesës së parë.

Edhe pse ishte afër fundit të pjesës së parë, Barcelona shfaqi se ata ishin të përgatitur për t’i mos i dhënë asnjë moment pushim skuadrës së United dhe kur Messi mori topin në mes të fushës “Blaugranët” krijuan një sulm të rrezikshëm, transmeton portali arbresh.info.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u zmbraps nga sfida e Jones duke ndryshuar kahun nga ish lojtari i Blackburgut, por kjo nuk ishte gjëja e vetme që Messi bëri.

Ylli i futi topin mes këmbëve mbrojtësit të “Djajve të Kuq” para se të pasonte atë te Jordi Alba.

United u eliminua duke u mposhtur me rezultat 3 me 0, ndërsa sa i përket rastit në fjalë David de Gea bëri një pritje të mirë pas goditjes nga Sergi Roberto./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu momentin magjik nga Messi)

Lajmet më të lexuara