“Lionel Messi mund të largohet kurdo që dëshiron”

19:47 | 12 Shtator 2019

Zëvendësdrejtori i Barcelonës, Jordi Cardoner ka zbuluar se Lionel Messi ka opsionin për largim nga Camp Nou kurdo që dëshiron.

Sulmuesi ka shpenzuar gjithë karrierën e tij profesionale te gjiganti katalunas dhe së fundmi ka pasur bisedime për t’iu ofruar një kontratë e re 32-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, bazuar në atë që thotë Cardoner, reprezentuesi i Argjentinës aktualisht ka në kontroll të ardhmen e tij për shkak të një klauzole në kontratë.

Cardoner citohet të ketë thënë për Marca: “Ai mund hy dhe të largohet nga klubi kurdo që i përshtatet atij. Ne jemi të qetë dhe këtu ka shumë pozitivitet, veçanërisht në zhveshtore”

“Leo do të bëjë atë që mendon se i përshtatet, por kontrata e Leos është shumë e veçantë sepse ai është kush është. Është një lëshim që i është bërë atij dhe lojtarëve të tjerë që e meritojnë”

Në të kaluarën ka pasur spekulime në lidhje me një qëndrim te skuadra argjentinase Newell’s Old Boys./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara