Lionel Messi kërkon të transferohet ky lojtar në Nou Camp

16:32 | 13 Shkurt 2018

Superylli botëror i futbollit, Lionel Messi, ka kërkuar nga Barcelona të transferoj mbrojtësin e Gironas, Pablo Maffeo.

Mbrojtësi i Gironas këtë sezon është duke shkëlqyer dhe kjo ka rënë në sy të Messi, i cili ka kërkuar që ai të transferohet në Nou Camp.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon” Messi ka mbajtur një takim me bordin e Barcelonës për Maffeo, transmeton arbresh.info.

Maffeo ka zhvilluar 46 paraqitje si mbrojtës i djathtë dhe Messi beson se ai tashmë mund t’i zgjidh problemet e Barcelonës në pozitën e djathtë të mbrojtjes.

Sipas mediave spanjolle ky transferim do t’i kushtojë Barçës rreth 30 milionë euro. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale