Liga e Zvicrës “pushtohet” nga shqiptarët, Bastien Thoma shënon supergol në minutën e fundit

22:34 | 15 Maj 2019

Bastien Thoma bëhet shqiptari i katërt që shënon gol sonte në Superligës e Zvicrës.

Thoma u bë hero i skuadrës së Sionit në ndeshjen e sotme, duke shënuar gol në minutën e 90-të, për rezultatin 1:0 ndaj Xamax, raporton Insporti.com.

Ky gol ia siguroi tre pikët e radhës skuadrës së Sionit, skuadër në të cilën luan edhe Pajtim Kasami.

Ndryshe, për skuadrën e Xamax titullar ishte edhe sulmuesi nga Prizreni, Kemal Ademi.

Përveç golit të Thomës, sonte shënuan edhe Benjamin Kololli, Shkëlqim Demhasaj dhe Albian Ajeti. /Insporti.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara