Levante me rikthim epik merr tri pikë ndaj Barçës

17:58 | 2 Nëntor 2019

Levante ka shënuar tri gola brenda shtatë minutave për të mposhtur liderin e La Ligas Barcelonën.

Skuadra spanjolle ka befasuar kampionin në fuqi duke e mposhtur me rezultat tronditës 3 me 1, shkruan portali arbresh.info.

Levante i Enis Bardhit, i cili ishte në fushë për më shumë se gjysmë ore lojë, ka rrëmbyer tri pikë të plota në takimin e xhiros së dhjetë në La Liga.

Messi kishte dërguar skuadrën e Ernesto Valverdes në epërsi para se nikoqirët të tronditnin “Blaugranët” duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme.

Campana barzoi rezultatin në minutën e 60′, Mayoral dërgoi në epërsi skuadrën e Levantes dy minuta më vonë, ndërsa Radoja shënoi për 3 me 1.

Barcelona arriti të realizoj më pas por golat nuk u numëruan për shkak të pozitës së parregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara