Leo Messi reagon pas eliminimit të Cristiano Ronaldos nga Liga e Kampionëve

09:02 | 17 Prill 2019

Lionel Messi ka reaguar me eliminimin e Cristiano Ronaldos nga Liga e Kampionëve duke insistuar se kjo shfaq kualitetin e skuadrave të mbetura në kompeticion.

Juventusi i Cristiano Ronaldos u eliminua mbrëmjen e së martës nga gjiganti holandez Ajaxi që prodhoi një performancë të shkëlqyer në Torino duke fituar me rezultat 2 me 1 për të vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, transmeton portali arbresh.info.

Messi nga ana tjetër shfaqi disa momente magjike në Camp Nou ku Barcelona fitoi 3 me 0 kundër “Djajve të Kuq” në Camp Nou për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Duke folur për largimin e Ronaldos nga Liga e Kampionëve për herë të parë që katër vite, Messi insistoi se skuadrat në këtë fazë të kompeticionit janë të “komplikuara” për të luajtur kundër tyre.

Kur mësoi se Juventusi është eliminuar, Messi tha:

“Kjo ju tregon juve gjithçka, çdo skuadër është e komplikuar, si Liverpooli ashtu edhe Porto, këtu ka që meritojnë më të mirat dhe gjithçka do të jetë e komplikuar”

Ronaldo ishte në kërkim të titullit të katërt radhazi në Ligë të Kampionëve për shkak se kishte fituar tri herë radhazi me ish klubin e tij – Real Madridit.

Në fakt, “Los Blancos” kishin fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve në pesë vitet e fundit por gjërat nuk shkuan sipas planit për Ronaldon këtë vit./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara