Leicesteri shkruan historinë me fitoren 9 me 0 në Premierë Ligë

23:26 | 25 Tetor 2019

Leicester City ka tronditur botën e futbollit me fitoren befasuese 9 me 0 mbrëmjen e sotme (e premte).

Skuadra angleze në Premierë Ligë ka mposhtur me këtë rezultat tronditës skuadrën e Southamtonit në shtëpi në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Djelmoshat nën udhëheqjen e Brendan Rodgers tani janë pjesë e historisë në kampionatin anglez për fitoren më të madhe të regjistruar.

Ata i janë bashkuar Manchester United, i cili ka mposhtur në Old Trafford skuadrën e Ipswichit me një rezultat të ngjashëm në Old Trafford gjatë muajit mars të vitit 1995.

Benjamin Chilwell (10′), Youri Tielemans (17′), Ayoze Perez (19′, 39′, 57′), Jamie Vardy (45′, 58′, 94′) dhe James Maddison (85′) ishin autorët e golave në këtë ndeshje të paharruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara