Legjenda e Man United: “Alioski meriton Oscarin për kartonin e kuq të Pepes”

23:17 | 22 Nëntor 2020

Patrice Evra ka deklaruar se Ezgjan Alioski meriton një Oscar në rolin që pati te kartoni kuq i Nicolas Pepe.

Megjithatë, ishi i Manchester United thotë se për atë që ndodhi në fushë, ai duhet ta fajësojë vetëm veten e tij, e jo mesfushorin shqiptar të Leed United.

Pepe pati disa mosmarrëveshje në fushë me Alioskin dhe erdhi më momenti kur e lëshuan nervat dhe e goditi me kokë shqiptarin, gjë që u ndëshkua me të kuq.

“Alioski meriton një Oscar. Ai aktroi shumë mirë, nëse do të isha trajner i Leeds, do të isha shumë i lumtur me Aliosin, por të lutem, veproi sikur ia theu hundën”, tha Evra.

“Pepe u tregua budalla. Ju nuk po luani shumë dhe Arteta i dha rast, prandaj mos qani për ndeshjen tjetër”.

“Është zhgënjim besoj, Pepe gaboi, ishte marrëzi”.

Lajmet më të lexuara