Lampard: Nëse duam të jemi në Ligën e Kampionëve duhet të fitojmë ndeshjet e ardhshme

23:19 | 13 Korrik 2020

Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard është në dijeni që mund të mos përfundojnë në top katër këtë sezon.

City sot (e hënë) iu hoq dënimi nga UEFA për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, andaj vetëm katër skuadrat e para do jenë pjesëmarrëse, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, tekniku anglez ka paralajmëruar lojtarët se duhet t’i fitojnë ndeshjet në vazhdim në mënyrë që të jenë në garën me prestigjioze në botë.

“Nuk shoh larg ndeshjeve. Kemi disa ndeshje të mbetura dhe duam t’i fitojmë, pastaj të shohim nëse do jemi në Ligën e Kampionëve”.

“Duhet shqetësohemi për vetën tonë. Nëse nuk fitojmë ndeshje të mjaftueshme, do jemi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Chelsea momentalisht renditët në pozitën e katër në tabelë, kurse në tri ndeshjet e mbetura do përballen me Norwich City-n, Liverpoool dhe Ëolves./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara