Lajmi i fundit: Ballkani prezanton Armend Thaqi-n

20:54 | 3 Shtator 2020

Ballkani më në fund ka prezantuar transferimin e ish kapitenit të FC Prishtinës, Armend Thaqi.

Thaqi edicionin që lamë pas arriti të fitojë Kupën e Kosovës me FC Prishtinën dhe siguruan kualifikimin në Evropa Ligë, por ishte UEFA që i eliminoi me rezultat në tavolinë, shkruan portali arbresh.info.

Thaqi para disa ditëve kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me Ballkani-n, kurse sonte (e enjte) u prezantua.

Njoftimi i plotë i FC Ballkan-it në Facebook:

Të dashur tifoz

E kemi paralajmëruar para disa ditësh, sot zyrtarizuam bashkëpunimin më anësorin Armend Thaqi për dy vite të ardhshme.

Publiée par FC Ballkani sur Jeudi 3 septembre 2020

Na priftë e mbara super Thaqi”, ka shkruar Ballkani./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara