Ky mund të jetë formacioni i ‘frikshëm’ i Tottenham-it me Bale e Reguilon

10:02 | 16 Shtator 2020

Tottenham-i është shumë afër që të transferojë dy yjet e Real Madrid-it, Sergio Reguilon dhe Gareth Bale.

Për Reguilon, Spurs kanë arritur marrëveshje derisa ka mbetur vetëm që të nënshkruhet kontrata, transmeton portali arbresh.info.

Kurse, për Bale ende asgjë nuk është konkrete pos negociatave, derisa në fillim do e huazojnë me mundësi blerje.

SunSport ka zbuluar formacionin e ‘frikshëm’ që mund të luajë skuadra e Jose Mourinho-s në edicionin e ardhshëm me dy lojtarët madrilen.

4-3-3: Lloris, Doherty, Alderweireld, Sanchez, Reguilon, Ndombele, Hojbjerg, Lo Celso, Son, Kane, Bale./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara