Kulla, arena më atraktive e sportit në këtë fundjavë

17:09 | 2 Korrik 2020

Gara më atraktive e disiplinës malore në automobilizmin kosovar, e vlefshme edhe për FIA CEZ, do të mbahet gjatë kësaj fundjave në Kullë.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, ka bërë të ditur se gjithçka është gati dhe pritet që gara të jetë shumë atraktive.

“FASK në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevantte i ka marrë të gjitha gjasat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojmë të mos kemi zhvillime jo të mira për shkak të situatës me pandemi, përndryshe ne jemi krejtësisht gati”, ka thënë Rexhepi për gazetën Objektiv.

Ai ka shtuar se interesimi i pjesëmarrësve është mjaft i madh. “Përveç garuesve tanë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe garues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Polonia dhe një garues hungarez”, është shprehur numri një i FASK-ut.

Është e qartë se gjatë dy ditëve të fundjavës, Kulla do të jetë arena më atraktive e sportit në Kosovë.

Lajmet më të lexuara