Kroacia përmbys rezultatin kundër Anglisë

22:24 | 11 Korrik 2018

Kroacia ka përmbysur rezultatin në ndeshjen mbrëmjen  sotme (e mërkurë) kundër Anglisë.

Skuadra nën udhëheqjen e Zlatko Dalic ka realizuar për 2 me 1 gjatë vazhdimeve të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror “Rusia 2018” kundër Anglisë, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Mario Mandzukic ka realizuar për 2 me 1 në minutën e 109′ të pjesës së dytë të vazhdimeve.

Mandzukic gjeti portën pas asistimit nga Ivan Perisic, i cili realizoi golin e barazimit.

Fituesi i këtij takimi në stadiumin Luzhnik Arena do të luaj në finale me Francën./arbresh.info/