Kosovës e lëshon nga duart në sekondat e fundit fitoren ndaj Polonisë

22:31 | 12 Qershor 2019

Polonia ia ka mohuar Kosovës fitoren e dytë në kualifikime për Kampionatin Evropian të Hendbollit 2020, duke e ndalur me një barazim në sekondat e fundit në ndeshjen e rundit të pestë të Grupit 1 kualifikues.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll barazoi 23:23 me Poloninë fundit në ndeshjen e rundit të pestë të Grupit 1 kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Kosova po fitonte 23:21, para se mysafirët të shënonin dy herë.

Takimi u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 800 shikuesve. Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan ndaj Gjermanisë në udhëtim.

Kosova ngel e fundit në Grupin 1 me tri pikë pas pesë ndeshjeve, shtatë më pak se lideri Gjermania dhe një më pak se vendi i dytë, Izraeli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara