Të premten (6 tetor) në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Kosova pret Ukrainën në kuadër të kualifikimeve për botërorin Russia 2018, njofton futbollikosovar.com.
Gjyqtarët që do t’a drejtojnë këtë takim janë anglezë:
Craig Pawson – gjyqtar kryesor
Lee Betts – asistent i parë
Ian Hussin – asistent i dytë
Gjyqtar i katërt do të jetë Martin Atkinson, i njohur për publikun pasi që kishte drejtuar një nga ndeshjet më të tensionuara, atë në mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të vitit 2014.