Kosova U17 me barazim të rëndësishëm kundër Holandës

22:12 | 9 Tetor 2019

Kosova U17 ka barazuar në ndeshjen si mysafirë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Holandës.

“Dardanët” kanë siguruar një pikë mjaftë të rëndësishme në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Estonia 2020”, shkruan portali arbresh.info.

Talentët e rinj kanë rrëmbyer një pikë kundër Holandës duke barazuar me rezultat 1 me 1.

Nikoqirët gjetën golin e epërsisë në minutën e 10′ të shënuar me anë të Jimenez.

Por, kombëtarja jonë arriti të barazojë shifrat pas një ore lojë duke realizuar me anë të Granit Hanas.

Kosova tani ka siguruar një pikë pas një ndeshje të zhvilluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara