Kosova U-20 e gatshme për turneun në Maqedoninë Veriore

12:45 | 20 Qershor 2019

“Dardanët e rinj” në Shkup do të zhvillojnë ndeshje miqësore me Maqedoninë Veriore, Rusinë dhe Malin e Zi

Basketbollistët e Kosovës U-20 të enjten paradite e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Prishtinë para turneut në Shkup.

Gjithashtu në mbrëmje do të zhvillojnë edhe një stërvitje në Shkup.

Kosova U-20 nga 21 deri më 23 qershor do të marrë pjesë në një turne në Maqedoninë Veriore.

Në këtë turne do të marrin pjesë Maqedonia Veriore, Kosova, Rusia dhe Mali i Zi, njofton Federata e Basketbollit të Kosov=s.

Fillimisht Kosova U-20 më 21 qershor do të luajë ndaj Rusisë nga ora 20:15, një ditë më pas do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore nga ora 18:00 dhe më 23 qershor kundër Malit të Zi nga ora 20:15.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje, shkruan Gazeta Express.

Më parë Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë Veriore, duke pësuar 68:67, derisa turneu në Shkup do t’i ndihmojë që të përgatiten sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Portugali, nga 12 deri më 21 korrik.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Orari:

21 qershor

20:15 Rusia-Kosova

22 qershor

18:00 Kosova-Maqedonia Veriore

23 qershor

20:15 Mali i Zi-Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara