Kosova sot mëson fatin për finalen e madhe drejt kualifikimit në Euro 2020

10:29 | 22 Nëntor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës do ta mësojë sot (e premte) se ku do të luajë finalen e madhe të Ligës së Kombeve, nëse fiton gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Dardanët dhuruan emocione të mëdha gjatë kualifikueseve për Euro 2020, por dështuan të zënë një vend, pasi përfunduar të tretët në Grupin A.

Megjithatë, ekipi i Bernard Challandes ka edhe një mundësi të artë për të ‘kap’ kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Kosova ka pasur fatin të fitojë grupin e vet në kuadër të Ligës D në Ligën e Kombeve, së bashku me Maqedoninë, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë.

Pikërisht me fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, Kosova do të përballet në gjysmëfinale, të cilën e zhvillon si mysafirë me 26 mars.

Por, sot (e premte) me fillim nga ora 12:00 do të mbahet shorti, ku do të vendoset se finalja e madhe e Ligës D të Kombeve, ku do të mbahet.

Me pak fat, Prishtina mund të jetë vendi mikpritës i finales së madhe e cila është e paraparë të zhvillohet më 31 mars.

Nëse e arrin kualifikimin, kjo do të ishte arritje historike pasi do të ishte hera e parë që Kosova do të luajë në një Kampionat Evropian.

Ndryshe, ky Kampionat Evropian do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme të Evropës nga 12 qershori deri më 12 korrik të vitit 2020, ndërsa shorti për fazën e grupeve të EURO 2020 do të mbahet më 30 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara