Kosova me pesë garues në Grand Prix në Budapest

21:18 | 11 Korrik 2019

Kosova do të marrë pjesë nesër me pesë garues në turneun Grand Prix të Budapestit.

Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka do të përfaqësojnë vendin tonë në turneun e njohur të xhudos që zhvillohet në Hungari, shkruan portali arbresh.info.

Krasniqi garën në kuadër të kategorisë -48kg, Majlinda në kategorinë -52kg, Nora Gjakova në kategorinë -57kg, Akil Gjakova në kategorinë -73kg dhe Kuka në kategorinë -78.

Majlinda, Krasniqi e Gjakova ndeshën nesër, Akili të shtunën dhe Loriana të dielën.

Pas suksesit në garat e fundit në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë – ku ata siguruan tri medalje, Kosova shpreson të marrë medalje edhe këtë garë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara