Korenica i mungon Prishtinës deri në tri javë

18:04 | 16 Prill 2019

Prishtina duhet t’i bëj llogaritë për ndeshjen e radhës pa futbollistin e tyre më në formë, Meriton Korenicën.

Mesfushori sulmues i kryeqytetasve ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj KEK-ut, ndërkohë që pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai pritet të mungojë nga dy deri në tri javë, shkruan telegrafi.

“Meriton Korenica pësoi lëndim me KEK-un dhe ishte drojë e madhe se sa do të mungonte. Por, nga dy kontrolle të specializuara mjekësore, vije lajmi i mirë, Korenica për dy deri maksimalisht deri në tre javë rikthehet në fushë”.

“Me ndihmën e fisioterapeutit të klubit, Atdhe Halimi dhe me terapitë përkatëse dhe me vullnetin e madh të Korenicës shpresohet në rikthim edhe më të shpejtë të tij”, njofton faqja zyrtare e klubit bardhekaltër.

Korenica pritet që t’i humbasë të paktën dy ndeshjet e radhës të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara