Konfirmohet skuadra e Barçës kundër Valencias: Rikthehen dy yje, vazhdon mungesa e Messit

20:40 | 13 Shtator 2019

Barcelona ka konfirmuar skuadrën e tyre për ndeshjen kundër Valencias në La Liga të shtunën.

Ashtu siç mund të shihni më poshtë, trajneri Ernesto Valverde ka përfshirë në skuadrën në dispozicion Junior Firpon dhe Luis Suarezin për të sfiduar Valencian në stadiumin Camp Nou nesër, transmeton portali arbresh.info.

Suarez shënon rikthimin pas lëndimit që pësoi në takimin muajin e kaluar kundër Athletic Bilbaos, ndërsa Firpo është rikuperuar në kohë për ndeshjen e nesërme.

Sidoqoftë, Messi ende nuk është pjesë e skuadrës së “Blaugranëve” për ndeshjen e nesërme, diçka që padyshim se vazhdon t’i shqetësojë tifozët.

Barcelona synon t’i kthehet fitoreve pas barazimit 2 me 2 ndaj Osasunas para pushimeve ndërkombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara