Konfirmohet nga Dortmund: Gotze largohet në fund të sezonit

17:04 | 23 Maj 2020

Mrio Gotze dhe Borussia Dortmund do të ndajnë rrugët në fund të sezonit, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc.

Zorc këtë e ka konfirmuar duke folur me gazetarë para ndeshjes Wolfsburg – Borussia Dortmund.

“Ne do të ndajmë rrugët me Mario Gotze këtë verë. Ishte një vendim i dyanshëm dhe i respektueshëm. Mario është një person i shkëlqyer”, ka deklaruar Zorc, përcjell lajmi.net.

Gotze këtë sezon ka humbur minutat në fushë te Dortmund, duke startuar në vetëm gjashtë ndeshje.

Mesfushori thuhet se është i interesuar për një lëvizje jashtë Gjermanisë, me Italinë që kuptohet të jetë destinaconi i tij i preferuar.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara