Konfirmohet nga agjenti i Bale: Jemi në bisedime me Tottenham-in

08:59 | 16 Shtator 2020

Ylli i Real Madrid-it, Gareth Bale është afër rikthimit të Tottenham-i dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett.

Bale është i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu” sepse nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Barnett i ka hapur derën largimit të mundshëm duke konfirmuar negociatat me Tottenham-in.

“Gareth ende i do Spurs dhe jemi në bisedime me ta. Është vendi ku ai (Bale) dëshiron të jetë”, deklaroi ai.

Tottenham-i pritet ta huazojë uellsianin me mundësi blerje, derisa do paguajë gjysmën e pagesës së sulmuesit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara