Konfimohet, Nainggolan dhe Godin rrugës për t’u larguar nga Interi

22:01 | 14 Shtator 2020

Me emërimin e Eusebio Di Francescos në pankinë, klubi i Cagliarit po synon të ngrejë skuadrën në një tjetër nivel dhe të arrijë kualifikimin për në kupat europiane, ndërsa drejtori sportiv Pierluigi Carta zbulon se edhe merkatoja pritet të jetë mjaft e nxehtë.

Pavarësisht refuzimit të parë të Interit dhe situatës së vështirë në merkato për shkak të pandemisë, në Sardegna besojnë ende te rikthimi i belgut Radja Nainggolan, i cili është mjaft i lidhur si me qytetin, ashtu edhe me klubin e trajnerin Di Francesco.

“Momentalisht Interi ka refuzuar dhe ka theksuar se Nainggolan do të qëndrojë në Milano, por jemi në periudhë merkatoje dhe sigurisht që ditët e fundit diçka mund të ndodhë. Nainggolan e mirëpret rikthimin te Cagliari dhe ne duam shuma të shohim sërish me fanellën kuqeblu, megjithatë të shohim’, u shpreh Carta.

Përveç mesfushorit belg, Cagliari po negocion me zikaltrit edhe për mbrojtësin uruguaian Diego Godin, i cili është zgjedhja e parë për repartin defensiv, pasi do t’u sillte sardëve eksperiencë të madhe.

“Negociatat me Godin janë të hapura dhe mund t’u konfirmoj se ai është zgjedhja e parë për mbrojtjen. Megjithatë është një çështje delikate dhe deri në fund gjithçka mund të ndodhë. Ne po bëjmë maksimumin, madje edhe pak sforco ekonomike, ndonëse edhe trajneri e kupton që është një situatë e vështirë për futbollin”, tha drejtori sportiv i Cagliarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara