Komentatori i famshëm: Vlera e Vedat Muriqit është 35 milionë euro

20:31 | 12 Shtator 2019

Komentatori i famshëm, Mehmet Demirkol ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqin.

Sipas Demirkol, Vedat Muriqi duhet të ketë një vlerë prej 35 milionë euro duke shtuar gjithashtu se vlera e lojtarëve që luajnë në Turqi duhet të rritet, transmeton portali arbresh.info.

Komentatori i beIN Sports, Mehmet Demirkol ka folur për Vedat Muriqin, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me golat e tij te Fenerbahce dhe Kosova.

Së fundmi, sulmuesi 25-vjeçar realizoi një gol dhe krijoi dy asistime për Kosovën kundër Anglisë.

“Do t’iu tregoj unë vlerën e Vedat Muriqit – është 35 milionë euro! Shifra të tilla po dalin nga Turqia, por është koha për të rritur çmimin e tregut”, ka thënë fillimisht komentatori i famshëm.

“Për neve, vlera është shumë e lartë. Shpresojmë që kjo të përfaqësojë shpenzimet dhe Fenerbahcen duke thyer rekord në Turqi. Por qëllimi jonë është të jemi kampion në ligë me të”, shton Demirkol.

Dy zyrtarë nga Atletico Madridi besohet të jenë të pranishëm në ndeshjen e ardhshme të Fenerbahces për të vëzhguar Muriqin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara