Koeman i beson verbërisht Coutinhos, zgjedh zyrtarisht edhe numrin për sezonin 2020/21

14:11 | 25 Shtator 2020

Philippe Coutinho do të ketë një tjetër shans. Ai do të qëndrojë dhe ta bartë fanellën me numrin 14 sezonin 2020/21.

Me ardhjen e trajnerit të ri, Ronald Koeman, ishi i Liverpoolit, Philippe Coutinho, ka fituar një tjetër shans që të tregojë veten në Barcelonë.

Coutinho, që sezonin 2019/20 u huazua te Bayern Munich, do të qëndrojë në Barcelonë, të paktën për sezonin 2020/21.

Atij i është dhënë një tjetër shans dhe tashmë varet nga vet ai që t’ia tregojë të kundërtën Koemanit dhe të vazhdojë të luajë në Camp Nou.

Ai tashmë edhe zyrtarisht ka zgjedhur numrin për sezonin që sapo ka nisur.

Coutinho do të bartë fanellën me numrin 14, ashtu si sezonin e parë pas largimit të Mascheranos.

Sezonin 2018/19 ai e ndërroi atë me numrin 7, por atë numër tashmë e ka Antoine Griezmann, derisa Coutinho është detyrua të marr sërish numrin 14.

Në të kaluarën numrin 14 e kanë bartur:

Jordi Cruyff (1995-96)
Amunike (1997-00)
Gerard López (2000-05)
Ezquerro (2005-06)
Thierry Henry (2007-10)
Mascherano (2010-18)
Coutinho (2018)
Malcom (2018-19)
Coutinho (2020-)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara