Koeman: Barcelona respekton kontratat, nëse Suarez qëndron do të jetë një lojtar tjetër për ne

23:52 | 16 Shtator 2020

Ronald Koeman ia ka lënë derën e hapur Luis Suarezit që të riintegrohet në skuadrën e Barcelonës, nëse nuk kalon te Juventusi ose diku tjetër në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi u tha se nuk është në planet e trajneri holandez kur ai u emërua.

“Unë bisedova me Luisin këtë mëngjes. Ne do të presim dhe do të shohim nëse ka një rrugëdalje për të apo jo”.

“Por ne i respektojmë kontratat dhe që nga dita e parë kemi thënë që nëse ai është pjesë e skuadrës atëherë do të jetë një lojtar tjetër për ne”.

Trajneri tha po ashtu se lojtarët e rinj si, Francisco Trincao dhe Ronald Araujo luajtën mirë ndaj Gironas.

Po ashtu ai lavdëroi dhe Konrad de la Fuenten, Pedrin dhe Riqui Puig, ndërsa u ndal edhe te Philippe Coutinho.

“Ai është me humor të lartë në këtë moment. Ai po stërvitet dhe po luan mirë. Ai ka cilësi të shkëlqyeshme dhe duhet të kemi parasysh se ai ka nevojë për mbështetjen e trajnerit dhe tifozëve”, ka thënë Koeman për Coutinhon. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara