Klubi i njohur i Seria A frikëson të gjithë: Dy lojtarë ri-infektohen me Covid-19

23:05 | 30 Tetor 2020

Parma ka njoftuar se dy lojtarët e skuadrës janë ri-infektuar me Covid-19.

Klubi i njohur i Seria A ka pasur raste të shumta me Covid-19, derisa në javët e fundit shumica e lojtarëve ishin në izolim, transmeton portali arbresh.info.

Parma përmes një komunikate ka bërë të ditur se të gjithë anëtaret e klubit kanë rezultuar negativ, përpos dy futbollistëve, që edhe më herët ishin prekur nga Covid-19.

“Parma njofton se në testet e fundit të gjithë kanë dal negativ, përpos dy futbollistëve që kanë rezultuar pozitiv. Ata nuk do jenë gati për ndeshjen e nesërme, por të dy të prekurit janë ri-infektuar sërish”, shkroi klubi në Twitter.

Ndeshja e radhës për Parma-n është ndaj Inter-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara