Klopp dhe Pukki zgjidhen më të mirët e muajit gusht në Ligën Premier

14:49 | 13 Shtator 2019

Liga Premier ka zgjedhur trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit gusht.

Muaji gusht ka sjell shumë ndeshje interesante, emocione, gola dhe rezultate befasuese në kampionatin elitar anglez.

Megjithatë, disa nga të zakonshmit kanë vazhduar shkëlqimin e tyre të lënë nga sezoni i kaluar.

I tillë është edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili është zgjedhur më i miri i muajit gusht pas katër fitoreve në po kaq ndeshje me Liverpoolin.

Klopp mposhti në këtë garë trajnerë të njohur si Pep Guardiola, Roy Hodgson dhe Brendan Rodgers.

 

Në anën tjetër, lojtari më i mirë i muajit gusht u zgjodh sulmuesi Teemu Pukki, i cili shkëlqeu me Norwichin duke shënuar pesë gola në katër ndeshje.

Sulmuesi finlandez mposhti në këtë garë emra të njohur si Sergio Aguero, Ashley Barnes, Kevin de Bruyne, Roberto Firmino dhe Raheem Sterling.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara