Kieran Tierney afër debutimit te Arsenali?

16:41 | 13 Shtator 2019

Arsenali është i lumtur me rikthimin e mbrojtësit Kieran Tierney në stërvitje pasditen e së enjtes.

Pavarësisht largimit nga Celticu për transferim te “Topçinjtë” gjatë muajit gusht, mbrojtësi nuk ka bërë asnjë paraqitje si pasojë e një operimi gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Në një fazë ka pasur sugjerime se reprezentuesi i Skocisë nuk do të kthehet në aksion deri pas pushimeve ndërkombëtare të muajit tetor.

Megjithatë, qendërmbrojtësi i zhdërvjelltë ka qenë pjesë e skuadrës për një seancë të plotë duke iu afruar kështu paraqitjes së parë te skuadra në veri të Londrës.

Unai Emery shpreson që 22-vjeçari të jetë i gatshëm shtatë ndeshjet brenda tri javëve të ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara