Khedira rikthehet në stërvitje, por e ardhmja larg Juventus-it

10:24 | 16 Shtator 2020

Mesfushori Sami Khedira, është rikthyer në stërvitjen e Juventus-it këtë javë, por “Bianconerët janë duke provuar t’ia ndërprejnë kontratën.

Gjermani pritet të largohet gjatë kësaj vere, derisa Juventus-i ka nisur zvogëlimin e pagesave së lojtarëve, kurse lojtari është shëruar dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht që ishte i përfshirë në stërvitje, trajneri Andrea Pirlo e ka bërë të qartë se e ardhmja e Khedira-s është larg Torino-s.

Khedira u transferua të gjiganti italian si agjent i lirë nga Real Madrid-i para pesë viteve dhe kontrata i skadon në vitin 2021, por ish ylli i Stuttgart ka mundësinë e rinovimin edhe për një vit tjetër.

Sipas Sky Sport, Juventus-i është duke shpresuar që të arrijë marrëveshje me gjermanin që të përfundojë kontratën parakohe.

Khedira për “Zonjën e Vjetër” ka bërë 145 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara