Keylor Navas: Dua të pensionohem në Real Madrid

18:41 | 13 Qershorë 2018

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas dëshiron të vazhdoj qëndrimin në klub deri të pensionohet duke shtuar se ka përkrahjen e tifozëve.

Reprezentuesi i Costa Ricas ka qenë portieri numër një në Santiago Bernabeu në tri sezonet e fundit, por largimi së fundmi i Zinedine Zidanes ka ngjallur dyshime rreth të ardhmes së tij, transmeton portali arbresh.info.

“Dashamirësia që tifozët kanë shfaqur për mua gjatë gjithë kohës është e jashtëzakonshme dhe jam shumë mirënjohës për të gjithë ata”, ka thënë 31-vjeçari për ‘Marca’.

“Në çfarëdo situate sportive, ata janë gjithmonë prapa meje. Unë jam një lojtar i Real Madridit që kam kontratë deri më 2020. E kam thënë gjithmonë që jam shumë i lumtur në Real Madrid dhe shpresoj që, në rast se do Zoti, unë mund të pensionohem në këtë klub”

“Jam shumë i lumtur në klub, në qytet, me bashkëlojtarët e mi”

Navas aktualisht është pjesë e kombëtares dhe synon t’i ndihmoj atyre për të avancuar nga Grupi E në Kampionatin Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale