Kërkohet nga Manchester City, Diego Carlos zbulon të ardhmen

10:29 | 17 Shtator 2020

Qendërmbrojtësi i Sevilla-s, ka konfirmuar që nuk do largohet gjatë këtij afati veror.

Carlos kërkohet nga top klubet angleze, si Arsenal, Chelsea dhe Manchester City, derisa thuhej se “Qytetarët” ishin duke prirë garën, transmeton portali arbresh.info.

Por, spanjolli ka konfirmuar se qëllimet e tij janë të mbetet të Sevilla, me të cilët synon një vit të suksesshëm.

“Në futboll nuk e dimë çfarë do ndodh. Është situatë e komplikuar. Jam i lumtur të Sevilla, me të gjithë”.

“Nuk e di çfarë do ndodh në fund të merkatos. Kam biseduan me agjentët, nuk dua spekulime. Jam duke punuar me Sevilla-n”.

“Qëllimi im është me Sevilla-n. Kam kontratë dhe jam këtu. Dua të kem një vit spektakular”, deklaroi ai.

City vazhdon ta vëzhgojë Carlos, derisa Sevilla kërkon më shumë se 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara