Keidi Bare e lë Atleticon për një skuadër tjetër

07:07 | 1 Shtator 2018

Në orët e fundit të merkatos në La Liga, kapiteni i Shpresave të Shqipërisë, Keidi Bare ka ndërruar ekip.

Mesfushori është larguar nga Atletico Madridi. Bare, i cili është rritur në akademinë e “Los Colchoneros” është transferuar tek Club Atlético Malagueño (filial i Malagas), në Segunda Divizion B.

Bare ka debutuar me ekipin e parë të Atleticos nën urdhrat e Simeones në janar të 2017-ës, në Kupën e Mbretit kundër UD Las Palmas në “Vicente Calderon”.

Atletico i uroi shumë fat futbollistit në këtë eksperiencë të re me Atlético Malagueño.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara