Katër super ndeshje zhvillohen sot në Super Ligën e Kosovës

08:40 | 9 Prill 2017

Sot pritet të përfundoj edhe java e 25-të e Vala Super Ligës së Kosovës.

Katër super ndeshje priten të zhvillohen sot, ku të gjitha ato kanë rëndësinë e vet. Duke u nisur nga lideri Trepça ’89 e cila në shtëpi e pret Ferizajn, e deri te Besa Peja – Gjilan, Liria – Drenica dhe Llapi Podujevë – Hajvalia. Të gjitha takimet nisin nga ora 15:00.

Vlen të përmendet se dje janë zhvilluar dy ndeshje, Feronikeli që barazoi pa gola me Dritën dhe Prishtina mposhti Trepçën e Mitroivcës , me rezultat 2-1./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara