Katastrofë për Liridon Lecin, këput ligamentet gjatë stërvitjeve

20:59 | 15 Shtator 2020

Goditje e rëndë ka ardhur për Llapin në prag të fillimit të kampionatit.

Top-transferimi i verës, Liridon Leci, ka pësuar lëndim të rëndë para fillimit të kampionatit.

Gazeta Olle mëson që ai ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Leci u dëmtua në miqësoren e Llapit me Skënderbeun në Shqipëri.

Lojtari ka bërë rezonancën, ku u kuptua që ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Leci ka filluar menjëherë fazën rehabilituese.

Ai u transferua te llapjanët pas aventurës te Drita ku për tri vjet fitoi dy tituj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara