Kante do të largohet nga Chelsea, por Barcelona nuk mund ta transferojë francezin

13:12 | 14 Dhjetor 2019

N’Golo Kante thuhet se dëshiron të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, por nuk mund të transferohet te Barcelona.

Mesfushori francez dëshiron ta testojë vetën në një tjetër ligë dhe në një skuadër më të madhe, derisa ka zgjuar interesimin e Blaugranasëve.

Sipas Eldesmarque, Ousmane Dembele ka kërkuar nga skuadra katalunase që ta transferojnë bashkëkombësin e tij në Camp Nou.

Por, kampioni i La Liga-së është duke u përballur me një gjendje negative financiare dhe nuk mund të shpenzojë shumë pa i shitur disa lojtarë.

Në këtë rast, Kante mund mos kalojë te Barcelona, derisa për të në garë janë shumë skuadra.

Real Madridi, Juventusi dhe Bayern Munichu janë në mesin e disa skuadra që janë të interesuar në shërbimet e 26-vjeçarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara