Juventusi, viktima tjetër e Ajaxit

22:58 | 16 Prill 2019

Ajaxi ka tronditur botën e futbollit sërish mbrëmjen e sotme (e martë).

Pasi befasuan të gjithë duke eliminuar në xhiron e kaluar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve – Real Madridi, Ajaxi ka eliminuar në çerekfinale Juventusin e Cristiano Ronaldos për të vazhduar tutje në gjysmëfinale, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra holandeze fitoi me përmbysje 1 me 2 në takimin e dytë të zhvilluar si mysafirë në stadiumin Allianz.

Superylli Cristiano Ronaldo dërgoi në avantazh kampionin e Italisë duke shënuar bukur me kokë në minutën e 28′, por mysafirët u përgjigjen menjëherë duke barazuar shifrat me anë të Donny Van de Beek vetëm gjashtë minuta më vonë.

Ajaxi gjeti epërsinë në minutën e 67′ të pjesës së dytë ku kapiteni Matthijs de Ligt shënoi me kokë pas një harkimi nga këndorja.

Kampioni i Holandës vazhdon tutje në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2 me 3./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara