Juventusi publikon skuadrën për Ajaxin, mungon edhe Mandzukic

20:48 | 15 Prill 2019

Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini nuk do të jenë në skuadrën e Juventusit për përballjen me Ajaxin të martën në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në Amsterdam, ndërsa në Allianz Juventus Stadium, do të vendoset kush do të shkojë në gjysmëfinale.

Mandzukic nuk ka arritur të jetë gati me Max Allegri që e ka konfirmuar para ndeshjes.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Ai ka një problem me infeksion në gju. Mungesë e madhe për Max Allegrin.

Ashtu siç është pritur edhe Chiellini nuk ka arritur të riaftësohet, sikurse që ka ndodhur edhe me Martin Caceresin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale