Juventusi e do Dzekon

10:30 | 4 Korrik 2020

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, raportohet se është objektivi i Juventusit për këtë verë.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Maurizio Sarri, e do një tjetër 9-sh në skuadër me Gonzalo Higuainin që ka shumë mundësi të largohet në fund të sezonit.

Tani, Tuttosport raporton se Sarri po mendon ta sjellë Dzekon, lojtar të cilin e admiron.

Dzeko, që në mars mbushi 34 vjet, ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar nëntë asiste në 35 ndeshje këtë edicion. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara