Juventus targeton Emerson

09:37 | 10 Tetor 2019

Skuadra e Juventus është duke menduar për transferimin e një lojtari që luan në krahun e mbrojtjes.

Juventus po konsiderojnë mundësinë që të transferojnë mbrojtësin e majtë, Emerson Palmieri, në janar, sipas ‘Calciomercato’.

Reprezentuesi i Italisë ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022, me Chelsea, dhe është në pritje që të vazhdojë kontratën me ‘Blutë’.

Kontrata e re për Emerson pritet që ta mbajë atë në ‘Stamford Bridge’ deri në vitin 2024.

Por, Maurizio Sarri, i cili drejtoi Chelsean vitin e kaluar, shpreson që të marr ish lojtarin e tij, gjatë janarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara