Juventus nis bisedimet me Pogba-n

22:12 | 21 Maj 2020

Juventus ka nisur negociatat me agjentin Mino Raiola, për ta rikthyer mesfushorin Paul Pogba, në Torino nga Manchester United.

Sipas Le10sport, bisedimet kanë filluar pasi “Zonja e Vjetër” ka interesim të madh për francezin, transmeton portali arbresh.info.

Pogba, nga ana tjetër asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë që ka për Juventus, pavarësisht që kaloi te Manchester United në verën e vitit 2016.

Real Madrid, Barcelona dhe PSG nuk janë të gatshëm të paguajnë vlerën e mesfushorit, andaj “Bianconerët” janë në avantazh.

Me largimin e Miralem Pjanic dhe Adrien Rabiot, Pogba shihet si lojtari adekuat për skuadrën e Maurizio Sarri-t.

Francezi gjithashtu është i lidhur me rikthimin në Seria A te Inter, aty ku do ribashkohet me Antonio Conte./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara