Juventus mposhtë Fiorentinën, Ronaldo me dygolësh

14:26 | 2 Shkurt 2020

Juventus ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 3 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të në Seria A.

Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë në minutën e 40-të shënoi golin e parë të ndeshjes, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Ronaldo në minutën e 80-të që shënoi nga penalltia për të dyfishuar rezultatin, kurse fitoren e vulosi, Matthijs de Ligt në minutat shtesë të pjesë së dytë (90+1).

“Zonja e Vjetër” vazhdon të jetë lider me 54 pikë, kurse Fiorentina renditët në pozitën e 14-të me 25 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara