Juventus dhe Manchester United të gatshme për shkëmbim

17:33 | 14 Gusht 2020

Manchester United dhe Juventus po përgatiten për një marrëveshje të madhe këtë verë.

Mediet në Itali raportojnë se Manchester United dhe Juventus janë duke diskutuar një marrëveshje shkëmbimi që do të përfshinte Paul Pogban dhe Paulo Dybalan, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Juventus do të ishte e gatshme të përfshinte Dybalan në këtë shkëmbim me Pogban, për të rikthyer francezin në Torino, nën urdhrat e trajnerit të ri, Paul Pogba.

Pirlo është një admirues i madh i Pogbas, dhe mesfushori në anën tjetër ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Manchester United.

Kujtojmë se Pogba pikërisht nga Juventus ishte transferuar te Manchester United në vitin 2016, për 105 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara