Juve vëzhgon Bellerinin dhe Willimasin

21:31 | 25 Mars 2017

Juventusi ka dërguar zyrtarët për të vëzhguar Hector Bellerinin e Arsenalit dhe Inaki Williamsin e Athletic Bilbaos.

Skuadra spanjolle U21 është në Itali për ndeshjen miqësore të së hënës me kundërshtarin e tyre italian në ‘Stadio Olimpico’ në Romë, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në mediat italiane, reprezentuesit e Juves do të jenë në tribuna për të vëzhguar dy yjet gjatë kësaj ndeshje.

Bellerin është kërkuar gjithashtu për rikthim te Barcelona pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes që e mban atë tek “Topçinjtë” deri në vitin 2023.

Shënjestra tjetër është sulmuesi 22-vjeçar i Athletic Bilbaos, Inaki Willimas, i cili ka shënuar gjashtë gola brenda shtatë paraqitjeve gjatë 30 ndeshjeve këtë sezon./arbresh.info

Lajmet më të lexuara