Juve prek çerekfinalen në Kupën e Italisë

22:54 | 12 Janar 2019

Juventus ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur 0-2 Bolognan në udhëtim.

‘Zonja e Vjetër’ edhe pse startoi pa Cristiano Ronaldon dhe disa lojtarë tjerë të skuadrës së parë, nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren në ‘Renato Dall’Ara’.

Pas vetëm 9’-të minutave lojë, Bernardeschi shënoi golin e parë të ndeshjes, për 0-1.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 49’, i riu Kean shënoi për 0-2, shkruan lajmi.net.

Në vazhdim të ndeshjes, Allegri bëri disa zëvendësime, duke e inkuadruar në lojë edhe Cristiano Ronaldon.

Kujtojmë se sot (e shtunë) kalimin në çerekfinale e ka arritur edhe Lazio me Milanin.

 

Lajmet më të lexuara